Një nga filmat më të dashur të kinematografisë shqiptare, “Kapedani”, do të rikthehet në ekranet e mëdha pas një restaurimi digjital, në kuadër të projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”, mbështetur nga ACE – Association des Cinémathèques Européennes dhe Programi Creative Europe – MEDIA. Premiera e kësaj versioni të përmirësuar do të mbahet më 24 shtator 2024, në Kinema Millennium, në orën 18:30.
Për këtë film klasik, një nga skenat më të njohura është ajo e dyshes simpatike Sulo dhe Beqo, që u xhirua në ambientet e një dhome fshati tipike të krahinës së Labërisë, dekoruar mjeshtërisht nga piktori Shyqyri Sako. Albert Vërria, i njohur për rolin e tij si Sulo, kontribuoi në krijimin e një prej personazheve më të dashur të kinematografisë shqiptare, duke sjellë një interpretim të gjallë e të paharruar.
Në premierën e restaurimit do të ofrohen titra në anglisht, duke e bërë të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë ndërkombëtare. Për të gjithë të interesuarit, biletat mund të rezervohen falas pranë Kinema Millennium duke kontaktuar në numrin +355 69 7856678.
Ky restaurim i bën homazh trashëgimisë kinematografike shqiptare dhe ruan pasurinë kulturore për brezat e ardhshëm.