I saposhpallur animacioni i vitit nga Hollywood Film Awards 2017 me një muaj të suksesshëm projeksionesh në Meksikë dhe vetëm një ditë para premierës në kinematë amerikane, vjen në Kinema Millennium për projeksionet shqiptare, më 23 nentor “Coco” animacioni i studios së famshme Pixar.
“Coco”na çon në një fshat meksikan me ngjyra dhe i zbukuruar për festimet e Ditës së të Vdekurve.
12 vjeçari Miguel kërkon që të përfshihet në festime duke kënduar me kitarën e tij, por familja Rivera është mallkuar që asnjë prej anëtarëve të saj të mos merret me instrumenta muzikore. Djaloshi nuk rri dot larg kordave dhe arpezhë. Kështu kur mbërrin festa djali arrin që të marrë kitarën e tij magjike dhe krejt papritmas përfshihet në një dimension sa përrallor aq edhe misterioz. Bota e të vdekurve duket si një metropol gjigand vertika:i lidhur me trena, me zyra dhe sportele. Miguel do ta vizitojë këtë botë nën guidën e shpirtit të njohur Hector (Gael García Bernal), për të zbuluar kështu edhe sekretin e familjes së tij.
Ekipi i producentëve dhe animatorët kanë udhëtuar 5 herë drejt Meksikës për të njohur ë mirë kulturën, njerëzit ushqimin dhe traditat duke qenë se subjekti i filmit vendoset pikërisht në Meksikë dhe për një nga ditët më të njohura, siç është Dita e të Vdekurve. Regjisori Lee Unkrich është shprehur për këtë përvojë si një zbulim që sa më shumë mësonte për këtë ditë të shënuar aq më shumë e bënte për vete.
“Coco” është një muzikal me aventura, një film i animuar në 3D prodhuar nga Pixar.
Animation Studios që bazohet në një ide origjinale të Lee Unkrich, i cili më pas edhe e drejtoi së bashku me veteranin e animacionit Adrian Molina.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, “Coco” parashikohet të arkëtojë 55–65 milionë dollarë në 3,987 salla kinemaje ndërsa është shfaqur në Meksikë dhe ka qenë një sukses i vërtetë duke thyer disa rekorde shifrash për gjininë e animacionit. Edhe kritika nuk i ka kursyer fjalët e mira duke e vlerësuar “Coco” për narracionin, efekte dhe emocionin që përcjell.