Filmi “Cuties”, flet për një vajzë 11-vjeçare, Amy Pason e cila i bashkohet një grupi kërcimi të quajtur “Cuties” në shkollë dhe shpejt bëhet e vetëdijshme për feminitetin e saj teksa rritet, duke krijuar konflikte dhe zënka me nënën e saj.
Filmi ka ngjallur shumë debate, pa u publikuar ende. “Cuties” do të shfaqet në 9 shtator 2020, ndërkohë që në 18 gusht, u publikua vetëm trailer-i, i cili ka aktualisht mbi 600.000 views. Njerëzit në komente kanë reaguar ashpër dhe duken të pakënaqur. Aktualisht, videoja ka 110.000 dislikes (mos-pëlqime) dhe vetëm 8000 pëlqime.
Posteri që Netflix publikoi për filmin, ishte ai që bëri edhe më shumë “zhurmë” në rrjetet sociale, pasi thuajse të gjithë mendojnë se filmi dhe posteri seksualizojnë fëmijët:
Ndërkohë që posteri origjinal, i publikuar nga produksioni francez, nuk ngjason thuajse fare me atë të platformës:
Gjithsesi, Netflix ka vendosur të reagojë direkt pas komenteve dhe kritikave të shumta, duke kërkuar ndjesë publike:
“Na vjen thellësisht keq për veprën e papërshtatshme të artit që kemi përdorur për filmin Mignonnes/Cuties. Nuk është në rregull dhe nuk është ajo që filmi francez, i cili ka fituar një çmim në Sundance, përfaqëson. Tani kemi ndryshuar fotografinë dhe përshkrimin.”
We’re deeply sorry for the inappropriate artwork that we used for Mignonnes/Cuties. It was not OK, nor was it representative of this French film which won an award at Sundance. We’ve now updated the pictures and description.
— Netflix (@netflix) August 20, 2020
Trailer-i i filmit:
Burimi: Distractify