Filmi i buxhetit të madh “Argylle” nga regjisori i njohur Matthew Vaughn ka pësuar një reagim të ashpër nga kritikët e filmit, duke u përshkruar si një nga “filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë”. Ky film, i cili përmban një kast të mbushur me yje si Bryce Dallas Howard, Dua Lipa, Henry Cavill dhe Samuel L. Jackson, është prodhim i “Apple Original Films” dhe ka kushtuar plot 200 milionë dollarë.
Bazuar në një libër të ri me të njëjtin emër, “Argylle” ndjek historinë e një romanciereje spiune, Elly Conway (e luajtur nga Howard), e cila zbulon se skenaret e librave të saj përputhen me aktivitetet e një organizate të nëndheshme. Megjithatë, pavarësisht buxhetit marramendës dhe kastit të yjeve, filmi ka pësuar një pritje të ftohtë nga kritikët, duke u vlerësuar me vetëm 37 për qind në Rotten Tomatoes.
Katie Walsh nga ‘Tribune News Service’ e ka quajtur atë “një nga filmat më të këqij më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë”, ndërsa Barry Hertz nga ‘Globe and Mail’ e ka përshkruar si “një nga filmat aksion më budallenj që torturon audiencën ndër shekuj”. Pavarësisht këtyre vlerësimeve negative, disa aktorë si Sam Rockwell dhe Bryan Cranston kanë marrë vlerësime pozitive për performancat e tyre. Henry Cavill dhe Dua Lipa, e cila bën debutimin e saj në aktrim në këtë film, gjithashtu janë në rolet kryesore, por duket se nuk kanë mjaftuar për të shpëtuar filmin nga kritikat e mprehta.