Pas shumë peripecive, shtyrjeve për vite të tëra, së fundmi para disa muajsh. Faza e Parë e procesit të digjitalizimit e cila duhej të niste më 1 Shtator por që u shty për shkak se RTSH nuk arriti të përfundonte instalimin në kohë, ka nisur zyrtarisht sot më 1 Dhjetor 2016.
E quajtur si faza eksperimentale e procesit, ajo konsiston në transmetimet televizive në të dyja formatet si analoge dhe digjitale. Pas mbarimit të saj, një afat ky i cili nuk përcaktohet, Tirana dhe Durrësi nuk do të ketë transmetime analoge duke siguruar kështu që afro 60% e popullatës të jetë me sinjal digjital, i cili mund të suportohet vetëm nga marrësit televiziv të pajisur me DVB-T2.
Ndërkohë deri në pranverë 2017, pritet që për Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë të fiket sinjali digjital duke mbuluar 80% të popullatës në të gjithë vendin.
Vetëm një muaj më parë, në datën 7 Nëntor, Televizioni Publik Shqiptar arriti të përfundoj instalimin e alltomeneve në stacionin e Saukut i cili do të ofrojë sinjal digjital për afro 70% të popullsisë në vend, përkatësisht në Tiranë, Kavajë, Krujë dhe Durrës.
Dita e sotme do të mbahet mend si një moment dhe hap gjigand në avancimin të transmetimit televiziv në Republikën e Shqipërisë. E cila pas peripecive, duket se po ia del mbanë me digjitalizimin më në fund.
Copyright IMAlbania.com