Agon Channel, kanali i cili shumë shpejt po bëhet familjar për teleshikuesit shqiptarë, këtë vit të ri vjen me supriza dhe ndryshime në programacion.
Këtë sezon ndryshe nga vitet e kaluara disa programe nuk do të kenë fatin për të qenë në transmetim. Një nga formatet që nuk është rinovuar është programi Antilope. Një emsion satirik që sillte problemet e shqiptarve në një mënyrë të vecantë. Moderatorët e këtij emisioni ishin po aq interesant duke zbavitur teleshikuesit me tema pikante që si asnjëherë tjetër trajtoheshin në televizion. Edhe pse me një shikueshmëri diskrete, e fokalizuar më shumë nga grup mosha e re, drejtoria e programacionit në Agon Channel ka vendosur të anulojë Antilope, të paktën për vitin 2015, edhe pse nuk dihet vazhdimësia e këtij formati të bazuar në formatin italian “Le Iene”.
Vendin e Antilope e ka zenë tashmë emisioni “Thuaj 33” me yllin e Agon Channel Roza Lati, ne programacion nga dita e djeshme.