Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, një prej aktorëve më të preferuar turk për Shqiptarët, veçanërisht i simpatizuar si aktori kryesor në Sulejmani i Madhërishëm, hit-seriali turk i cili fitoi audiencën më të madhe në vitet që transmetohej në Albanian Screen, Halit Ergenc do të rikthehet sërish me serialin “Vatanım Sensin, për të cilin kësaj rradhe ka edhe më tepër detaje.
Seriali do të transmetohet në Kanal D, dhe do të jetë i karakterit historik. Ndryshe nga çkemi parë më herët, tashmë seriali ndryshe nga të tjetrët me të njejtën karakteristik, nuk do të përqëndrohet në historinë e perandorisë e osmane por do të flasi rreth luftës Ballkanike në Izmir.
Halit Ergenc do të luaj rolin e një koloneli që përballet me të gjitha transferimet që lufta i sjell së bashku me bashkëshorten e tij.
“Vatanım Sensin” është një prodhim i kompanisë kinematografike turko-arabe “O3-Media” e njëjta kompani e cila vendosi në ekran serialin “Mbretëresha e Natës” i cili po transmerohet në platformën “Tring”.