Ka filluar sot më 1 Shtator 2016, faza e parë e proçesit të digjitalizimit në Shqipëri, e cila do të shtrihet në dy rrethet e para të vendit Tiranës dhe Durrësit.
Tashmë që sot të gjitha televizionet që kanë transmetim në këto dy qytete do të transmetojnë në fazë eksperimentale, në transmetim analog si edhe atë digjital, ku ky sinjal do të arrihet të kapet vetëm nga televizorët që suportojnë formatin DVB-t2.
Faza e parë do të zgjasi vetëm një muaj. Ajo do të mbyllet më 1 Tetor 2016, datë kjo që do të shënojë mbylljen e transmetimit analog në rrethet e Tiranës dhe Durrësit për të vazhduar me atë digjital, duke nxjerrë kështu nga funksioni televizorët që nuk përmbajnë pajisjen DVB-T2, të cilët kanë nevojë për dekoder në mënyrë të marrin këtë format sinjali televiziv.
Copyright IMAlbania.com