“Albanian Gastronomy Academy”, është akademia e parë e gastronomisë në Shqipëri. Nuk është një sekret që pronari i saj është shefi Renato Mekolli, i cili pas eksperiencës disa vjeçare në Greqi ka vendosur të verë në shërbim të aspirantëve shef talentin dhe kompetencat e tij në fushën e gatimit.
Tashme Renato Mekolli është rikthyer në Shqipëri, ku përveç projekteve televizive si edicioni i tretë i Masterchef, do të drejtojë edhe restorantin e tij të pare në Shqipëri që do të hapet në shtator në zemër të Tiranës.
Por projekti më i rëndësishëm mbetet “Albanian Gastronomy Academy”, që do të hap dyert në muajin tetor. Nderkohë, kanë filluar aplikimet për regjistrimet në këtë akademi. Për më shumë vizitoni faqen zyrtare në AGA facebook