Duket se sezoni i ri i “Portokalli” do të vijë me shumë ndryshime nga ai i kaluari, ku po ashtu pamë që të largoheshin disa nga personazhet që prej vitesh ishin pjesë e tij, përfshirë këtu regjizorin Altin Basha.
Javën e shkuar ishte Eneda Tarifa e cila njoftoi shkëputjen nga drejtimi i spektaklit të humorit, ndërkohë nga mediat që u bë me dije edhe zëvendësuesja e saj. Ndryshime mesa duket do të ketë edhe në prapaskenë, teksa burime për “News31” bëjnë me dije se drejtues artistik i “Portokalli” do të jetë Filip Çakuli. Po ashtu mësohet se regjia i është besuar Bledi Laços.
Kështu, “timoni” i emisionit traditë të Top Channel tashmë është në duart e figurave si Çakuli dhe Laço, ndërsa besohet se këto nuk do të jenë ndryshimet e vetme që do të shohim.
Një e dhënë për ndryshimet e tjera që mund të shohim ishte edhe promoja e sezonit të ri të “Portokalli”, por që për këtë na duhet të presim ditët në vazhdim për ta konfirmuar.