Jemi mësuar që gjatë gjithë historisë së transmetimit të emisionit investigativ të përditshëm në Top Channel, Fiks Fare, gjithmonë ta shohim me dy moderatorë.
Ndër vite, pavarësisht se ka patur mungesa tepër të rralla, të një prej moderuesëve të emisionit ata janë zëvendësuar përkohësisht nga një personazh tjetër pjesë e formatit.
Sidoqoftë kohët kanë ndryshuar dhe COVID-19 nuk ka kursyer as redaksinë e emisionit të njohur. Mbrëmjen e sotme, në studio u shfaq i vetëm një prej moderatorëve, Devis Muka që ishte i shoqëruar nga velinat e programit.
Ndërkaq, Dorian Ramaliu, moderatori tjetër i “Fiks Fare” u shfaq krah Devisit por përmes një monitori. Mësohet se Dori është infektuar nga COVID-19 që ashtu siç duket dhe nga pamjet nuk po e kalon me vështirësi sëmundjen. Ai është lidhur përmes internetit ka moderuar programin sëbashku me Dorin nga shtëpia e tij.
Qartazi duket se dyshes së njohur të Fiksit nuk i ka munguar energjia që e karakterizon./IMALBANIA.COM/