Sipas blogerit të njohur Olti Curri, sezoni i ri i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për sa i përket dy moderatorëve.
Ndër emrat që po përfliten si potencialë për të marrë timonin e këtij programi janë dy vëllezërit e njohur, Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët kanë fituar popullaritet të madh në publikun shqiptar. Gjithashtu, një tjetër opsion është çifti Jul Deda dhe Egla Ceno, të cilët u bënë të njohur në edicionin e tretë të Big Brother Vip.
https://vm.tiktok.com/ZMrvnEtDj/
Ndryshimet e mundshme kanë ngjallur shumë kuriozitet dhe pritshmëri mes ndjekësve të emisionit, duke lënë të kuptohet se “Fiks Fare” do të sjellë një energji të re në ekranin e Top Channel në këtë sezon të ri.