Emisioni investigativ Fiks Fare, ditën e djeshme ka festuar 13 Vjetorin e puntatës së tij të parë.
I cilësuar ndër vite si një nga formatet më të mira i cili theu traditën e emisioneve të atyre viteve duke e afruar median edhe më shumë me Perëndimin, Fiks Fare arriti që të hynte shumë shpejt në zemrat e shqiptarëve me problematikat e mëdha që përcillte drejt publikut.
Shpesh “Fiksi” është bërë edhe burim i zbardhjes së shumë skandaleve si çështja e ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango, por edhe shumë të tjera të cilat ndër vite tashmë një dekadë e një çerek, ë emision ka sjellë dobi mjaft të madhe për komunitetin.
Këtë vit stafi i Fiks Fare, ka vendosur që ta kalojë në qytetin e bukur të Pogradecit 13 vjetorin e tij. Fiori Dardha me një postim të sajin në Instagram, ka publikuar një foto me disa nga gazetarët dhe velinat e këtij formati. Ku shihet edhe mungesa e moderatorit Saimir Kodra i cili ka disa vite që ka ikur ku u drejtua tek Agon Channel edhe pas mbylljes së tij pritet të vij së shpejti me emsionin Stop në TV Klan i cili do të shënojë një versus të rradhës me Top Channel.
Nuk na mbetet edhe më shumë, se sa ti urojmë “Fiks-it” edhe shumë vite të tjera transmetimi në ekran!
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia.