Mbrëmjen e sotme, emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, i pari format i këtij lloj në Shqipëri dhe ndër më të ndjekur në audiencën në vite ka festuar 15 vjetorin e tij.
Ndryshe nga përditshmëria, Fiks Fare përveç transmetimit të aktualitet të ditës së sotme, është kthyer pas në vite duke përmbledhur pjesët më pikante që kanë bërë bujë jo vetëm në media por edhe politikë.
Por jo vetëm kaq, formati i njohur investigativ nuk ka harruar të kujtojë edhe moderatorët ndër vite si Saimir Kodra, Armir Shkurti, Gent Pjetri dhe Fiori Dardha. Gjithashtu, edhe gazetarët e programit që shpesh kanë vendosur në rrezik vetëveten për të informuar publikun.
IMA i uron Fiks Fare dhe stafit të tij edhe shumë vite të tjera në transmetim duke qënë përherë një zë i qytetarëve!