Pas gati dy vitesh pritjeje, adhuruesit e sagës erotike “Fifty Shades” mundën të shijonin pakëz nga seria më e re, pas publikimit të “trailer”-it të “Fifty Shades Darker”.
Sekuencat e shkurtra filmike riprezantojnë Jamie Dornan si miliarderin me prirje sadiste Christian Grey, dhe Dakota Johnsonin si Anastasia Steele.
Xhirimet dominohen nga maskat, edhe pse “trailer”-i premton se nuk do të ketë më rregulla, ndëshkime apo sekrete mes dy protagonistëve.
Ndër të tjera zbulohet se dyshja ka rinisur romancën, pasi Christian i është vënë sërish nga pas Anastasias.
Pavarësisht vlerësimeve jo shumë pozitive nga kritika, filmi paraardhës “Fifty Shades of Grey”, bazuar në romanin “bestseller” të E. L. James, rezultoi një sukses i madh financiar për “Universal Pictures”, duke grumbulluar plot 571 milionë dollarë në mbarë botën.
“Fifty Shades Darker” pritet të ekranizohet më 10 shkurt të vitit 2017.