Filloreta Raçi-Fifi duket se ka vendosur të lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh, derisa thotë se ka nevojë që të dalë jashtë dhe që të merret më shumë me veten.
E gjithë kjo duket se erdhi pas spektaklit të së martës, gjersa në një debat të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku, i kishte rënë të fikët pas akuzës se i kishte humbur vëmendja.
“Kam nevojë të dalë jashtë, që të merrem me veten ju pres pas 50 ditëve. Po ju ik një banore shumë e fortë prej shtëpisë. Juve që jeni të fortë po ua bëj rrugëtimin më të lehtë”, ka thënë Fifi.
“Unë nuk jam kjo, ajo që më ka thënë babai im”, ka vazhduar më tej Fifi të cilës nuk i pushojnë lotët për asnjë moment.
Të gjithë banorët u afruan pranë saj duke inkurajuar që të mendojë mirë dhe se duhet të qëndrojë akoma brenda shtëpisë.
Ndonëse largimi i Fifit shkaktoi shumë mërzi tek banorët, ata tashmë po e ndihmojnë që t’i bëjë gati valixhet.
Artistja nga Ferizaj letrën e shkruar për veten ia dorëzoi balerinit Ilir Shaqiri, me pretekstin se i duhet dhe se nuk ka ndonjë ironi në mes.
Çështja që Fifi duhej të largohej nga Big Brother VIP është diskutuar këto ditë mjaft shumë edhe në rrjete sociale, pas gjithë asaj që ndodhi.