Fifi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Vetëm pak ditë pas zërave se ajo dhe Adis Patushi janë në një lidhje, dyshja kanë zyrtarizuar rimancën e tyre të dashurisë. Ditën e djeshme ka qarkulluar kudo një video ku çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.
Adisi, për ata që nuk e dinë, është ish-partneri i modeles Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi. Modelja ka reaguar ndaj këtij lajmi duke habitur të gjithë. Bukuroshja ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”
Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.