Fifi, Ylli Limani dhe producenti Fatjon Miftari janë pjesë e ekipit që realizoi këngën “Ela”, e cila do të përfaqësojë Qipron në Festivalin e 66-të në Eurovision.
Korporata e Transmetuesve të Qipros njoftoi se kënga që do të përfaqësojë vendin në Torino, “Ela”, do të këndohet nga këngëtarja Andromache.
Labeli që menaxhon Andomache, Panic Entertainment Group, njoftoi se kënga është realizuar nga një sërë artistësh, përfshirë këtu Ylli Limanin dhe Fifin.
“Unë, Ylli Limani dhe Fatjon Miftari jemi në Eurovision këtë vit me Qipron. Ndihem e bekuar që isha pjesë e kësaj kënge,” u shpreh Fifi.
Ylli tha se ai dhe Fifi kanë krijuar melodi për këngën “Ela”.
Producenti Fajton Miftari njihet për disa bashkëpunime të sukseshme me Fifin, Ylli Limanin, Shpat Dedën etj.