Reperi i njohur Bardhi ishte një ndër të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Reperi zbuloi se këngëtarja e tij e preferuar është Fifi, këngëtarja e “Shiko Kush LUAN” dhe do e ka dashur gjithmonë një bashkëpunim me të.
Mirëpo si duket ky bashkëpunim tashmë është realizuar dhe ketë e zbuloi Fifi, duke thënë: “Ne sapo e kemi mbaruar, bashkëpunimin tonë dhe del në dhjetor.”
Teksa autorja Luana Vjollca pyet Fifin nëse do jetë këngë ritmike apo jo, Fifi e quan këngën e re “smash HIT”, duke na treguar se do jetë një sukses i garantuar.