Pas dërgimit të një letër-ankese ndaj gazetarit Blendi Feziu nga Kisha Ortodokse autoqefale, Fevziu ka reagur duke e u shprehur se akuzat janë qesharake dhe se Kisha Ordodokse atoqefale trajtohet në emisionin e tij si të gjithë institucinet e tjera.
“Argumentet janë qesharake, por kjo jo për faj të Sinodit të Shenjtë. Me gjasë, nuk kanë dikë që e njeh gazetarinë që t’ju shpjegojë se media nuk është Protokolli I Shtetit dhe se titujt e emisioneve vihen mbi analizën mediatike, jo shkencore. E dyta, dhe këtë dua ta sqaroj është e disata herë që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare refuzon të dërgopjë përfaqësues ose të intervistohet për probleme të aktualitetit të ditës, ku ajo përfshihet. Në rastin në fajlë ne kemi kërkuar përfaqësues të Kishës për të folur mbi incidentin me Kryepeshkopin e Serbisë, por përgjigjia ka qenë se përfaqësuesit e Kishës janë të lodhur nga ceremonia dhe me këtë rast nuk kanë mundësi të marrin pjesë. Ndaj ne vijuam me axhendeën tonë”, është shprehur Fevziu për gazetën “Mapo”.
Ai shton më tej se askush nuk ka të drejtë të devijojë debatin publik.
“Nëse Artur Zheji thotë unë jam me At Nikolla Markun, ky është mendimi i tij;nëse rrjetet sociale mbushen me urime dhe falenderime për Zhejin, ky është mendimi I tyre. Koha kur dikujt i mbyllej goja ose deklarat, ka marrë fund”, nënvizon Fevziu.