Prishtina International Film Festival sapo ka publikuar disa nga titujt të cilët do shfaqen gjatë këtij ediconi të tetë, konkretisht filmat e dy programeve të rëndësishme: European Competition dhe PriDocs. Përgjatë javës së 22-29 Prill, në Prishtinë do të shfaqen rreth 80 filma të gjitha premiere në Kosovë, dhe shumë nga ato premiera rajonale, ndërkombëtare e europiane kurse dy prej tyre premiera botërore.
Programi konkurrues i cili i kushtohet traditës më të hershme të kinemasë, asaj europiane në këtë edicion vjen me tituj të cilët nuk kanë tërhequr thjesht vëmendjen e kineastëve dhe kritikëve, por kanë sjellë frymë dhe stil të ri në filmbërje. Me 3 premiera rajonale dhe 4 të tjera të cilat prekin për herë të parë publikun e Kosovës, 7 filmat e kësaj kategorie garojnë për të fituar çmimin Hyjnesha e Artë për filmin më të mirë Europian. Intrigues, të guximshëm, të gëzueshëm, melankolik, tradicional e seksi. Përzgjedhja e kësaj kategorie do i japë publikut të PriFest të shijojë risitë më të spikatura të kinemasë Europiane nne dy vitet e fundit.
Në 11 filma dokumentarë, nga të cilët 2 janë premiera botërore, një premierë europiane dhe një rajonale, 6 të mbetura poashtu janë premiera për publikun Kosovar sepse shfaqen për herë të parë në Kosovë. PriDocs edhe këtë vit sjell të gjitha ngjyrat e filmit dokumentar, përmes një line-up-i që kalon nga Estonia, Kroacia, Rumania e Turqia, e deri në Palestinë apo SHBA, për t’u kthyer sërish në Shqipëri dhe Kosovë.
Më poshtë mund të gjeni informacionet më të detajuara dhe titujt e filmave nga këto dy programe, përderisa në ditët në vazhdim do të shpalosim edhe programet tjera.
InfoMedia Albania duke qënë partener mediatik i këtij festivali do t’ju informoj mbi çdo të re nga ky event kinematografik.
“MEDITERRANEA” Premierë.
Dy meshkuj bëjnë një udhëtim të rrezikshëm nga Afrika për në Itali, në kërkim të një jete më të mirë, mirëpo pastaj ballafaqohen me armiqësi dhe dhunë në këtë shikim shokues të betejës jetë apo vdekje të refugjatëve. PREMIERE MEDITERRANEA – Jonas Carpignano / 1h 47min / Itali, Francë, SHBA, Gjermani, Qatar 2015
“UNITED STATES OF LOVE” Premierë Rajonale
Poloni 1990. Viti i parë euforik i lirisë, por gjithashtu i pasigurisë për të ardhmen. Katër, me sa duket, femra të lumtura të moshave të ndryshme, vendosin që ka ardhur koha për të ndryshuar jetërat e tyre dhe për të realizuar dëshirat e veta. PREMIERE RAJONALE UNITED STATES OF LOVE–Tomasz Wasilewski / 1h 44min / Poloni 2016
MODRIS Premierë Rajonale
Modris është një 17 vjeçar normal, që ka një të dashur dhe disa shokë të mirë në shkollë. Mirëpo varësia e tij në bixhoz, vështirëson lidhjen që ai ka me nënën e tij, sidomos pasi ajo vazhdon të ja rikujtoj atij që ka të atin në burg – kështu që Modris duhet ti ketë trashëguar gjenet e tij të këqija. Gjërat përkeqësohen në mes të dimrit Nordik, kur Modris lë peng ngrohësin elektrik të nënës së tij, që ai të mund të luaj në makina me monedha. Ajo e tradhëton atë tek policia dhe sapo ai fillon aventurën e tij në sistemin Latvik të drejtësisë, lidhja e tij me botën e jashtme ndryshon. Shpejt, Modris bëhet i vendosur për të gjetur babain që nuk e kishte njohur kurrë. PREMIERE RAJONALE MODRIS – Juris Kursietis / 98min / Letoni /Gjermani/ Greqi 2014
“WONDERLAND” (“HEIMATLAND”) Premierë Rajonale
Dhjetë regjisorë të një gjenerateje të re të krijuesve të filmave, tregojnë se sa ndryshe njerëzitë në Zvicër përballen me fatkeqësitë më të paimagjinueshmë; duke u bazuar në faktin që janë të varur nga shtete të ndryshme. PREMIERE RAJONALE WONDERLAND (HEIMATLAND) – Lisa Blatter, Gregor Freii, Jan Gassmann, Benny Jaberg, Carmen Jaquier, Michael Krummenacher, Jonas Meier, Tobias Nölle, Lionel Rupp, Mike Scheiwiller / 99min / Zvicër, Gjermani, 2015
“RAMS” Premierë
Në një luginë të largët bujqësore Islandeze , dy vëllezër të cilët nuk kanë folur në 40 vjet duhet të bashkohen në mënyrë që të shpëtojnë ato që janë shumë të dashura për ta – delet e tyre PREMIERE RAMS – Grímur Hákonarson / 93 min / Island, Danimarkë, Norvegji, Poloni, 2015.
“10.000 KM“ Premierë
Një vit të ndarë, me një kontinent mes tyre, Alex dhe Sergi duhen të mbështeten në komunikim virtual për të mbajtur flaken e lidhjes së tyre gjallë. Me realitetin e tyre që nuk e ndajnë më bashkë dhe me prekjen që nuk e kan më, teknologjia qe ka sjellë botën më afër ata vetëm i largon.
PREMIERE 10.000 KM – Carlos Marques-Marcet / 103min / Spanjë, 2014
“MUSTANG” Premierë.
Është fillimi i verës . Në një fshat në veri të Turqisë , Lale dhe katër motrat e saj kthehen në shtëpi nga shkolla dhe pa të keq luajnë me djem. Ky veprim i tyre shkakton një skandal me pasoja të paparamenduara . Shtëpia e tyre ngadalë kthehet në një burg , kurse mësimi i punëve të shtëpisë dhe gatimit e zëvendësojnë shkollën , dhe njëkohësisht fillojnë organizimet për martesat e tyre. Pesë motrat , të shtyra nga e njëjta dëshirë për liri , i luftojnë limitet e vendosura mbi to. PREMIERE MUSTANG – Deniz Gamze Ergüven / 97min / Francë, Gjermani, Turqi, Qatar 2015
PRIDOCS (PROGRAM DOKUMENTAR / JOKONKURRUES)
“TASHI DELEK” Premierë Botërore
Udhëtimi nëpër Tibet i një murgu të ri për të gjetur rrugën e tij. PREMIERE BOTERORE TASHI DELEK – Peeter Rebane / 55min / Estonia, Kina
“THE RETURN” Premierë Botërore
Një film dokumentar për festivalin e artit Vanessa Redgrave, organizuar rreth një periudhë tre-ditore: festivali i vallëzimit, muzikës dhe teatrit. Me disa emra të shquar të ardhur në Prishtinën e shkatërruar nga lufta, kryeqytetin e Kosovës, për të përformuar bashkë me artistët shqiptarë për një kulturë të uritur. Philip Glass, Patricia Kaas, Lulu, Big Country, vallëtarët e kompanisë së Martha Graham, Ylli rok italian Andrea Mingardi, Bruce Cockburn dhe kori i minatorëve nga Cape Breton të quajtur Men of the Deeps janë vetëm disa nga pjesëmarrësit. Duke përfshirë shumë nga artistë vendas dhe këngëtarë. PREMIERE BOTERORE THE RETURN – Adam Soch/ 1h / SHBA, 2000
“RRUGET 2” Premierë Ndërkombëtare
Xhirimet e këtij dokumentari u ndërpre në mars të vitit 1997 për shkak të shpalljes së gjendjes se jashtëzakonshme në Shqipëri. Megjithatë, ky projekt vjen i përfunduar 18 vjet më vonë. Mevlan Shanaj sjell “Rrugët 2”, si projektin që nuk mundi të realizojë më shumë se një dekadë më pare. Pjesa e parë e këtij filmi-dokumentar që është realizuar në vitin 1996 dhe që nuk u prezentua asnjëherë i plotë tek publiku, vjen me ne fund bashkë me pjesën e dytë të xhiruar 18 vjet më vonë, ku kishte premierën botërore në Tiranë në shkurt 2016, dhe tani në PriFest për audiencën kosovare. PREMIERE NDERKOMBETARE RRUGET 2 – Mevlan Shanaj / Albania, 1996/2015
“MISSING TIMES” Premierë Rajonale
Dokumentari fokusohet në kohën e zhdukjes së nënës së Srebrenices dhe të burgosurve të kampit të përqëndrimit të Prijedorit në lidhje me çka kanë përjetuar në jetën e tyre të rëndomtë pas sulmit nga ushtarët nacionalist Miladic dhe Karadzic… PREMIERE RAJONALE MISSING TIMES – Faysal Soysal / 58min / Turqi, 2015
“I LIKE THAT SUPER MOST THE BEST” Premierë
Mësim i jetës në lidhje me dashuri, pranim dhe mirënjohje që zbulon një anë të ndritshme të jetës me prapambetje mendore. Kjo është një histori në lidhje me motrën time Mian dhe mua, dashurinë e jetës së saj dhe me mua të mësoj ta pranoj atë. PREMIERE I LIKE THAT SUPER MOST THE BEST – Eva Kraljević / 43min / Kroacia 2015
“THE NETWORK” Premierë
Në Rumani, ilaçet për kimioterapi nuk janë të arritshme as falas; sic e parasheh ligji, dhe as nuk mund të blihen në farmaci. PREMIERE THE NETWORK – Claudiu Mitcu / 62min / Rumani, Hungari 2015
“THE DANGEROUS WORLD OF DOCTOR DOLEČEK” Premierë
Një regjisor viziton një profesor të vjetër për ta pyetur për recetën e trupit dhe shpirtit. Por, çfarë këshille mund të marrë një vajzë me prejardhje nga Bosnja nga një nacionalist serb dhe shok i mirë i Ratko Mladic? Një dialog për tejkalimin e paragjykimeve personale dhe ideologjive që kërkojnë zgjidhje. PREMIERE THE DANGEROUS WORLD OF DOCTOR DOLEČEK – Kristýna Bartošová / 75min / Republika Çeke, 2015
“ON THE BRIDE’S SIDE” Premierë
Një poet palestinez dhe një gazetar Italian takohen me pesë palestinez dhe sirian në Milano të cilët kanë hyrë në Evropë permes ishullit Lapedusa, për t’i ikur luftës në Siri. Ata vendosin t’i ndihmojnë të mbërrijnë në Suedi duke inskenuar një martesë të rreme për të kaluar kufinjtë e Evropës, në një udhëtim prej 3000 km të mbushur plot emocione. PREMIERE ON THE BRIDE’S SIDE – Antonio Augugliaro, Gabriele Del Grande, Khaled Soliman Al Nassiry / 98min / Itali, Palestinë, 2014
“THIS IS MY LAND” Premierë
Si e mësojnë sistemin arsimorë palestinezët dhe izraelitët (arab dhe hebrenj) historinë e kombit të tyre? Filmi përcjellë disa mësues izraelitë dhe palestinez gjatë një viti akademik. Debatet me ministrinë për kurrikulumin e tyre dhe kufizimet që bëjnë, shikuesit përfitojnë një pamje të detajizuar për efektet afatgjatë dhe të thella të konfliktit Izrael/Paslestinë, qe ka në gjeneratat e ardhshme. PREMIERE THIS IS MY LAND – Tamara Erde / 93min / Francë, 2014
MAKING OF “THINKING OF YOU” Special Screening
Në këtë dokumentar bëhet fjalë për bërjen e Thinking of You, një instalacion arti nga Alketa Xhafa Mripa, i cili përbëhët prej më shumë se pesë mijë fustaneve nëpër Kosovë dhe të varura në tel të rrobave në stadiumin e futbollit në Prishtinë për nder të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. SPECIAL SCREENING MAKING OF THINKING OF YOU – Fitim Shala / Kosovë, 2015