Transgjinorja e parë shqiptare, e njohur me emrin Anxhela, bëhet personazh i filmit Disforia, titull që vjen nga greqishtja e lashtë për të emërtuar një gjendje të thellë pakënaqësie, të kundërtën e euforisë.
Me regjisor dhe skenarist Gjergj Bodarin, ish-balerin shqiptar, që jetën dhe karrierën e tij e ka ndërtuar fillimisht në Greqi, më pas në Itali e së fundi në Gjermani. E vjen enkas në Tiranë për të sjellë filmin e tij të parë të shkurtër artistik prej 10 minutash, pjesëmarrës në Festivalin e të Drejtave të Njeriut që po zhvillohet në Tiranë, shoqëruar edhe me forum diskutimesh.
Por përpara tij, mesazhin se edhe transgjinorët meritojnë të jetojnë me dinjitet të barabartë mes të tjerëve, se janë heronj teksa me kurajo, pa hipokrizi, pranojnë vetveten sic janë e i paraqiten botës të lirë sikurse ajri, e ka dhënë me guximin e mënyrën e saj të të jetuarit vetë Anxhela, e cila shpjegon përpjekjet e vazhdueshme për tu ndjerë si pjesë normale e shoqërisë.