Ka mbyllur siparin mbrëmjen e djeshme edicioni i 53 i Këngës ne RTSH me një natë finale të gjatë nga e cila kemi tashmë edhe fituesin. Elhaida Dani, nje vokal që do na e kishte zili çdo vend tjetër, triumfoi me këngën “Diell” dhe konfirmoi thashethemet që qarkulluan kohëve të fundit për fitoren e saj të sigurt. Edhe pse të gjithë e duan Elhaidën nuk ka qenë e njëtja dashuri për këngën që ajo solli në këtë festival duke e cilësuar si të papërshtatshme për përfaqësimin në Eurovision Song Contest.
Padyshim, këtë edicion festivali i kaloi pritëshmëritë përsa i përket organizimit, me një skenografi mahnitëse, një ndriçim dhe fotografi të shkelqyer e ndërthurur mirë edhe në skenar dhe grafike. Po keshtu prezantimi i Turjan Hyskes dhe du vajzave Floriana Garo dhe Liberta Spahiu sollen freski dhe ritem ne mbajtjen konstante te vemendjes se publikut per te ndjekur spektaklin. Persa i përket këngëve dhe artistëve, mund të themi se niveli ishte i mirë por sa u arrit qëllimi i për të lënë shenjë në memorien e dëgjuesve këngët që konkurruan në Fest 53? A mund të themi se kemi një këngë hit? A bëri zgjedhjen e duhur juria me çmimin fitues? Këto janë pyetje që dashamirësit e muzikës shqiptare kanë berë në rrjetet sociale pas shpalljes së fituesit. Shumë këngë në këtë festival mund të ishin pretendente për të fituar, ndër më të pëlqyerat e publikut mund të përmendim këngën “Të ndjej” nga Bojken Lako, e cila u vlerësua me çmimin e dytë, apo “S’të fal” nga Linda Halimi që mori çmimin e tretë. Cmimi i intepretimit shkoi për kantautorin Gjergj Leka, edhe pse larg tendencave të momentit.
Bojken Lako Band “Të ndjej” – Cmimi i Dytë
Lindita Halimi “S’të fal” – Cmimi i Tretë
Të tjera këngë të bukura mund të cilesohen ato të Venera Lumanit, Erga Halilaj, Marsela Cibukaj, Mjellma Berisha etj. Këngë të cilat nuk patën aprovimin total të jurisë e cila dukej paksa e kushtëzuar në dhënien e vlerësimeve. Vlerësime që dolën krejtësisht të kundërta me Jurinë Pop të këtij vit e cila vlerësoi me çmim këngën “Bajram” të grupit Offchestra. Mos vallë ka ardhur momenti që në përzgjedhjen e fituesit të këtij festivali t’i jepet zë edhe jurisë popullore ose publikut?
Një tjetër element që dështoi në këtë festival dhe që nuk u përmend fare ishte i ftuari ndërkombetar. Edhe pse i konfirmuar prej ditësh, Alexander Rybak nuk këndoi ne skenën e Fest 53. Asnjë shpjegim për publikun i cili ndoshta kishte paguar biletën me mundësine për të parë këngetarin norvegjez. Një detyrim që nuk i falet organizatorëve të festivalit.
Megjithatë kemi një fituese. Elhaida Dani, një talent që na bëri krenar ne shqiptarëve kur ajo fitoi edicionin e pare te The Voice Of Italy por qe zhgenjeu priteshmerite me pjesemarrjen e saj ne Fest 53. Pritej më shumë prej saj në zgjedhjen e këngës por megjithatë jemi besues se ashtu siç u shpreh edhe vetë këngëtarja në përfundim të festivalit në Post Festival, kënga do të pësojë ndryshime në arranxhim dhe minutazh si dhe në vijën melodike dhe ka shumë mundësi të propozohet në versionin anglisht për Eurovision Song Contest 2015.
Si përfundim mund të themi që ky festival mbetet një nga më të mirët dhe padyshim do ta cilësonim si “Festivalin e Vokaleve” ku Elhaida triumfoi përsëri! Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë suksese dhe të na bëjë të ndihemi krenar tashmë në skenën europiane!