Le të themi që surpriza që ka rezervuar “Vëllai i Madh” për finalistët e programit, vecanërisht për Luizin, ka qenë mjaft ndryshe nga mbrëmjet e fundit, teksa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është duke u zhvilluar “festa e beqarisë” e këngëtarit, në prag të dasmës në finalen e madhe. Kështu, në festën që po zhvillohet, edhe me pjesëmarrjen e balerinave përkatëse, kanë hyrë edhe djemtë e “BBVIP”, të paktën shumica prej tyre, ndërsa po ashtu edhe Dea e Efi i janë bashkuar festimeve, duke u maskuar si “cuna”.
E ndërsa të gjithë janë duke shijuar muzikën dhe po e shijojnë në maksimum festën, sidomos finalistët Luizi dhe Kristi, Kiara është duke e ndjekur atë nga shtëpia, rast që jo të gjitha “nuset” e kanë sepse zakonisht nuk e kanë shansin ta shohin c’bën dhëndri i ardhshëm në festën e beqarisë.
Po ashtu moderatorja ka pasur edhe një koment për të gjithë atë që po ndodh, teksa në InstaStory-n e saj, bashkangjitur me disa pamje nga festa, shkruan: “Më fusni në shtëpi tani”.
Pra le të themi që Kiara është pak xheloze megjithë këtë që po ndodh, duke qenë se edhe balerinat kanë “mision” që ta argëtojnë sa më shumë sonte, megjithatë të paktën e ka nën kontroll. Plus nuk kanë munguar edhe dedikimet e tij gjatë mbrëmjes për partneren e tij, edhe pse ka qenë i rrethuar nga muzika dhe “provokimet”.