RadioTelevizioni Shqiptar ditën e sotme zhvilloi daljen e parë për mediat për Festivalin e 57 të Këngës. Ku prezantoi edhe stafin që do të punojnë këtë edicion.
Martin Leka, drejtori i Festivalit prezantoi stafin me drejtor artistik sopranon, Inva Mula dhe producent muzikor kompozitorin Sokol Marsi.
Regjia këtë vit i është besuar regjisorit Bledi Laço dhe skenari Pandi Laços.
Këtë vit festivali i 57-të në RTSH sjell në garë 22 arstistë të njohur nga 54 këngë që janë paraqitur për të qenë pjesë e kësaj gare muzikore.