Jemi njohur tashmë me këngëtarët finalistë të edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Ditë më parë në një konferencë për shtyp prezantuesi Adi Krasta, regjizori Pali Kuke dhe Drejtori muzikor i festivalit Sokol Marsi prezantuan risitë e Fest 56.
Edhe pse tashmë na ndan gati një muaj nga nisja e këtij edicioni “tradita” e mos përditësimit të faqes zyrtare të internetit vazhdon.
Nëse do të vizitoni sot festivali-rtsh.al, ajo që do mund të shihni në faqe të parë janë fotot e finalistëve të edicionit të kaluar. I vetmi përditësim për edicioni e 56-të është lajmi për rikthimin e emrave big të muzikës.
Edhe pse pritëshmëritë për këtë vit janë të mëdha, në këtë aspekt Festivali vazhdon të mbetet mbrapa.