Festivali i Këngës mbrëmë në RadioTelevizionin Shqiptar dhuroi emocione të pafundme në ekran duke prodhuar një spektakël mjaft cilësor dhe të arritur, duke marrë një “feedback” shumë të mirë jo vetëm nga shikuesit shqiptar por edhe nga fansat e “Eurovision” sidomos në rrjetin social Twitter të cilët u mbajtën koherent nga IMA gjatë gjithë shfaqjes.
E ndërsa mbrëmë moderatori i spektaklit Adi Krasta, ftoi në skenë për të prezantuar këngët konkuruese emra të njohur të gazetarisë, artit dhe sportit, mbrëmjen e sotme gjysmëfinale, ai do të mirëpresi të gjithë moderatorët e festivalit ndër vite.
Nata e Dytë e festivalit do të shfaqet sonte, 22 Dhjetor ora 20.45 në rrjetin e RTSH./IMA/