Festivali i Këngës, më në fund ka azhornuar për këtë edicion disa ditë para shfaqjes, faqen zyrtare në internet që IMAlbania.com e vendosi në kritikë disa javë më parë.
Edhe pse tashmë azhornimi i web-i të festivalit, tashmë është bërë traditë që të lihet përherë për në planin e fundit, kësaj rradhe Festivali i Këngës ka sjellë një design të ri dhe responsiv i cili në fakt vjen me një mangësi e cila është e pa tolerueshme.
Në faqen kryesore është vendour një tekst i thjesht e përkufizuar si logo e festivalit duke e ndryshuar krejtësisht brandin e këtij edicioni dhe duke dalë nga linja e dizajnit.
Pjesa tjetër e faqes online është mjaft e veçantë duke i dhënë një imazh edhe më të mirë “Fest 56”, i cili këtë vit mendohet të jetë mjaft i arritur ndryshe nga viti i kaluar.
Festivali i Këngës do të shfaqe në prag të Krishtlindjes, në datat: 21, 22, 23 Dhjetor.