Eventi më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare po afron. Pas fazës së pranimit të këngëve Festivali i Këngës në RTSH ka zbuluar sot listën e këngëtarëve që do të konkurojnë për çmimin e parë që i jep të drejtën fituesit për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2016 në Stokholm të Suedisë. Ndër emrat pjesëmarrës spikasin këtë vit rikthimi i këngëtarëve Eneda Tarifa, Kristi Popa si dhe zërat e rinj nga talent show The Voice me Aslajdon Zaimaj dhe X Factor me Edea Demaliaj. Po kështu nuk mungojnë grupet me më të njohurit Revolt Klan. Rikthen në këtë edicion dy përfaqësues të Shqipërisë në edicionet e kaluara të Eurovision Luiz Ejlli dhe Adrian Lulgjuraj. Fest 54 risjellë në skenën e tij edhe një nga veteranët e tij, këngëtarin Kozma Dushi.
Ja cilët janë 30 këngetarët në garë dhe titujt e këngëve për FiK 54:
1. Egert Pano – Mos ik
2. Eneda Tarifa – Përrallë
3. Revolt Klan – Dashurinë s’e gjejmë dot
4. Kozma Dushi – Një kafe
5. Enxhi Nasufi – Infinit
6. Florent Abrashi – Të ndjek çdo hap
7. Dilan Reka – Buzëqesh
8. Evans Rama – Flakë
9. Sigi Bastri – Engjëll i lirë
10. Grupi “Simbol” – Artiste
11. Lindi Islami – Për një mrekulli
12. Egzon Pireci – Triumf
13. Aslajdon Zaimaj – Merrmë që sot
14. Nilsa Hysi – Asaj
15. Jozefina Simoni – Një det me ty
16. Genc Tukiçi – Sa të dashuroj
17. Erga Halilaj – Monolog
18. Teuta Kurti – Në sytë e mi
19. Klodian Kaçani & Rezarta Smaja – Dashuri në përjetësi
20. Luiz Ejlli – Pa mbarim
21. Renis Gjoka – Ato që s’ti them dot
22. Besa Krasniqi – Liroje zemrën
23. Flaka Krelani – S’je për mua
24. Andi Tanko – Dielli vazhdon të më ngrohë
25. Edea Demaliaj – Era
26. Adrian Lulgjuraj – Jeto dhe ëndërro
27. Kristi Popa – Ajo çfarë ndjej
28. Voltan Prodani – Dëgjoje këngën o Atë
29. Klajdi Musabelli – Ndodh edhe kështu
30. Niku & Entela Zhula – Muza