Vitet e fundit, për të mos thënë që prej daljes gjigande të konkurencës, “Festivali i Këngës” në RTSH humbi vlerat historike të tij. Natyrisht ndikuar nga investime aspak serioze nga drejtues të përgjithshëm, të cilët kushtuan një rëndësi minimale në këtë projekt të madh të muzikës shqiptare. Festivale si “Kënga Magjike” apo “Top Fest” e çuan në një degradim të pritur, i cili e rrënoi në çdo hallk prestigjin e tij historik.
Mbreme, “Festivali i Këngës” u rikthye në edicionin e tij të 53-të, duke surprizuar të gjithë shqiptarët me mbrekukullinë që u prezantua në Pallatin i Koncerteve. Në pamje të parë, na u shfaq një skenografi e cila jo vetëm që meriton të vlerësohet si më e kuruara ndër vite e këtij festivali, por si skenografia më e mirë e ndërtuar në këtë sallë, duke kaluar edhe ato të “Kënga Magjike”. Prezantimi ishte i një cilësie të lartë dhe meritë kryesore e dy prezantuesve shqiptar, Turjan Hyska dhe Floriana Garo. Kishte këngë të mira në këtë natë të parë, të cilat mund të jenë pretendente për të fituar. Dhe në këtë mes, e vetmja kritikë për këngët është mungesa e elementit performacë. Shumë këngëtar i “hante” super skena. Juria e përzgjedhur, transparencë në daljen e emrave finalist që në fund të mbrëmjes. Regjia nga regjisori i njohur Bledi Laço ishte e një cilësie të lartë, treguar suksesshëm edhe me programet e tij regjisoriale në TV Klan. Për t’u vlerësuar këtë vit edhe prezenca online e festivalit. Përgjegjësit e IT të RTSH kanë pasqyruar online këngët pak minuta mbas transmetimit televiziv, duke i bërë të aksesueshme menjëherë për publikun e internetit.
Ky edicion i 53-të i “Festivali i Kenges” ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke rikthyer sërisht strategjinë maksimale e historike të këtij festivali. Tashmë, shpresojmë në perzgjedhje të kujdesshme të fituesit, me idenë e përfaqësimit dinjitozë në Eurovision Song Contest.
IMA / S. Dema