Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj janë cifit i parë që hapi natën e festivalit të 53 në RTSH. “Kështjellë“ është kënga e tyre e cila u kualifikua për natën finale të Fest 53, me tekst të Pandi Lacos dhe me muzikë të Adrian Hilës. Besiana me sa duket ka mbartur mllefe me organizatorët e spektaklit duke e shprehur hapur ne skenën e festivalit pas interpretimit të këngës.
Direkt pas perfundimit te kenges kengetarja deklaroi se ata nuk kishtin realizuar provën gjenerale të këngës siç do artist në ditën e sotme duke fajsuar per kete drejtorin artistik Shpetim Saraçi. Ajo falenderoi publikun dhe jurinë që e çuan në natën finale këngën e tyre dhe la skenen me fjalet “ndihemi te fyer”.
Hera e pare qe nje kengetar shpreh hapur ne festival pakenaqesine e tij kundrejt nje emëri të një njeriu që ka mbi shpatulla vite karrierë. Duket se kjo deklarate e ka gjetur te pa pergatitur prezantuesen Floriana Garao qe në ato momente është gjendur e “mpire” dhe ka vazhduar skaletën e prezantimit. E për t’i dhënë një përgjigje kesaj situate ka reagur më pas prezantuesi Turajn Hyska:
“Besiana dhe Shkodrani nuk ishin në prova gjenerale që u realizuan në orën e caktuar në mengjesin e ditës së sotme dhe nuk morën pjesë në shortin e natës finale dhe si pasojë nuk i realizuan as provat gjenerale. Nëse kjo gjë do ndodhte me të gjithë artistët – ka thënë Turi – do ndodhte efekti domino”.
E ndërsa festivali vazhdon ne jemi në pritje të fituesit që do na përfaqësoj në Eurovision.
IMA / G. Qerimi