Fero ka kohë tashmë që lajmëron projektin e ri, të anuluar disa herë.
Ai i ka kërkuar falje publike fansave për këtë mungesë dhe jo qëndrueshmëri të tij, por mesa duket Fero ka vendosur më në fund t’u jap albumin e shumë pritur.
Reperi publikoi ditën e djeshme këngën “Gjiro”, por gjithashtu edhe albumin e tij “Goat”, cover-in e së cilit ia ka besuar një 17-vjeçari.
‘Goat’ ka pjesë të saj plot 9 këngë , të cilat mund të gjenden edhe në Spotify.
Në të reperi ka përfshirë fotografi të marra nga rrugëtimi i reperit prej moshës 2 vjeçare ku ka kuptuar pasionin e tij për muzikën, duke vazhduar me adoleshencën dhe së fundmi, vajza e tij Nina për të cilën ka dhe një këngë dedikuar saj, të titulluar po “Nina”.
https://www.instagram.com/p/CZaYWAcM5Nn/?utm_source=ig_web_copy_link
Një pjesë e tekstit:
“Jetën ma ndryshove Nina, s’muj me jetu nëse t’kom larg. Jetën ma ndryshove Nina, s’muj me jeto nëse s’t’kom ngat. E maj mend kur unë të pashë për herë të parë, zemrën ma ke marr, çika jem jetoj veç për ty sa të jem gjallë unë, zemër kjo letër, ke me e pas ton jetën, kur e madhe të bohesh, të kam kryevepër,ty ta fali jetën…”,- ka shkruar Fero.