Feronit Abazi, i njohur si Fero, reper, është liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Gjilanit.
Avokati i Feros, Ilir Shaqiri, e ka konfirmuar për median lirimin e klientit të tij.
“Iu ka shkëputë masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërpre masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, ka thënë Shaqiri.
“Atij i vjen keq, e kanë arritë marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull”, tha më tutje ai.
“Kanë pasur marrëveshje me shkrim te noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”, përfundoi avokati Ilir Shaqiri.
Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në lidhje me sulmin ndaj disa të rinjve në qytetin e Gjilanit.