“Ekskluziviteti i një lajmi në Shqipëri zgjat më pak se 5 minuta. Të punosh për lajme ekskluzive është misioni çdo gazetari dhe redaksie lajmesh sado të vogla apo të mëdha qofshin ato.”, kështu e nis lajmin e publikuar në portalin e vet Report TV i cili ditën e sotme ka denoncuar rastin e fenomenit të famshëm “copy-paste” të mediave shqiptare, i cili përveç pseudo-portaleve mesa duket është bërë një opsion shtesë edhe për mediat vizive që sadopak publiku i konsideron serioze.
“I tillë është edhe lajmi ekskluziv për kërkesën e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, që i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.
Report TV e siguroi sot lajmin nga burime diplomatike. Rivalët e Report TV pa u munduar fare e vodhën lajmin duke e shitur si prodhim të tyre. Siç shihet edhe nga fotot, televizionet News24, Ora News dhe Fax News dhe të tjerët në mënyrë të rrufeshme publikuan lajmin vetëm 5 minuta pasi u dha në Report TV.” citon televizioni në Shqiptarja.com i cili ka rënë “preh” i kopjimit dhe manipulimit të ekskluzivitetit nga kanalet e të së njejtës kategori.
Në pak minuta lajmi “ka marrë dhenë” në të gjitha televizionet informative duke nisur fillmisht me News 24 i cili në orën 15.32 ka publikuar informacionin mbi letrën e Bushatit drejtuar Presidentit Meta fiks 5 minuta pasi Report TV e publikoi si ekskluzive.
Pas disa minutash, më 15.36 lajmi është kopjuar nga një tjetër televizion informativ, “Ora News”
Pas “gjigandëve informativ” në Shqipëri, pjesë e “copy-paste” pa burim bëhet edhe televizioni i hapur sëfundmi “Fax News”.
E ndërsa të gjithë mediat po luftojnë piraterinë televizive të vjedhjes së programeve dhe transmetimit të paligjshëm, ironik është fakti që gjithashtu ato po bëhen promovues të paligjshmërisë, duke përfshirë këtu edhe kompaninë “Digitalb” e cila së fundmi promovon një portal i cili “rron dhe egziston” me lajme të kopjuara nga IMAlbania.com apo portalet e tjera informative në vend./IMAlbania.com/