Më 21 dhjetor, do të ishte mirë që të ngrinin sytë në qiell, të paktën disa sekonda, mundësisht në një ambient të hapur dhe të pa ndikuar nga dritat artificiale.
Ia vlen, sepse mund të shohim një fenomen që njerëzimi nuk e ka përjetuar që nga viti 1226. Për ta vënë në kontekst, mund të ketë qenë një nga gjërat e fundit që ka parë Shën Françesku para se të vdiste, ose nga të parat që lideri mongol Genghis Khan ka soditur në Europën që mendonte të dominonte, siç kishte bërë me Azinë.
Jupiteri dhe Saturni, më 21 dhjetor do të duken si planetë binjakë, të afërt si asnjëherë më parë në kohërat moderne. Në syrin e personave që do të vrojtojnë fenomenin me sy të lirë ose me teleskop, distanca mes tyre do të duket e papërfillshme, thuajse 1/5 e diametrit të hënës së plotë, madje për disa sekonda gjatë muzgut do të krijohet iluzioni i një planeti “të dyfishtë”.
Edhe pse eventi do të shihet më mirë në Ekuador, fenomeni do të mund të ndiqet në të gjithë botën. Për të parë sërish një event të tillë, njerëzimi do të duhet të presë deri në marsin e vitit 2080, dhe më pas në vitin 2400.