Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi në emisionin “Përputhen” kur Saide dhe Gerti vendosën të bëhen çifti i parë që u fejuan në studio gjatë transmetimit të programit. Ky moment historik në emisionin e dashurisë erdhi si një surprizë për Saiden nga Gerti, i cili me një deklaratë të zjarrtë dhe emocionuese, i propozoi për martesë.
Prania e prindërve të tyre në studio shtoi magjinë dhe emocionin e kësaj çasti, duke i dhënë më shumë ngjyra dhe kuptim festës së tyre të dashurisë. Ky moment do të mbahet mend si një nga ngjarjet më të veçanta në historinë e “Përputhen”.