Televizioni më i ri informativ në vend “Fax News” do të çeli sonte në mbrëmje transmetimet me edicionin e parë informativ kryesor të lajmeve. Me një grup gazetarësh të mbledhur nga kanalet informative si Rezear Xhaxhiu, Enton Abilekaj dhe Bledian Koka i cili është drejtor informacioni, televizioni ka premtuar një revolucion të ri të informimit në median shqiptare.
Enton Abilekaj do të mbajë vendin e drejtorit ekzekutiv, ndërkohë televizioni ka marrë pranë vetes edhe spikere të njohura si Armela Ferko dhe Brikena Prifti. Fax News gjithashtu ka lajmëruar se së shpejti do të sjelli edhe një format dedikuar sportit dhe investigimeve.
“Fax News” do të jetë i disponueshëm në rrjetin kombëtar digjital të RadioTelevizionit, gjithashtu edhe në paketën Abcom në numrin 4, gjithashtu edhe në internet në live streaming./IMA/