Star India, televizioni i cili ka prodhuar disa nga serialet indiane më të ndjekura në Shqipëri si Bidaai apo Sarasvatiçandra, më 3 Prill në kanalin Star Plus do të fillojë transmetimin e serialit të ri Amala (Kya Qusoor Hai Amala Ka?).
Seriali premierë, do të jetë një remake i Fatmagyl, një prej serialeve të parë turk të ardhur në vendin tonë i cili theu rekorde audience në Albanian Screen. Jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë ku transmetohej në RTV 21.
Sipas drejtuesve të departamentit të zonës Aziatike në Eccho Rights, për serialin në fjalë tashmë paraprakisht janë interesuar shumë televizione. Edhe pse ende nuk dihet emri i kompanive televizive, jemi të sigurt se nëqoftëse TV Klan do siguronte të drejtat e transmetimit të Amala, do të shënonte sërisht rekord audience.