Moderatorja Fatma Methasani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”. Në Janar të këtij viti ajo u bë nënë për herë të parë dhe gjatë intervistës foli rreth periudhës së shtatzënisë.
Fatma tregoi se nëna e Alfios ka qenë një ndihmë shumë e madhe për të gjatë pritjes së ëmbël. Ajo u përlot teksa fliste për të, duke e falenderuar dhe duke u shprehur se e do shumë. Moderatorja tha se nuk është fare e lehtë të kesh një fëmijë në moshën 25-vjeçare por fatmirësisht vjehrra i ka qënduar pranë. ”Gjyshja e Noah, mami i Alfios, shumë. Që mos filloj të qaj tani, nuk do të gjej dot një mënyrë për ta falenderuar. Më ka ndihmuar tmerrësisht shumë, edhe është e mrekullueshme. S’është fare e lehtë të kesh një bebush, sidomos kur unë jam 25 vjeç dhe e kam patur dhe këtë detajin, që ti je dhe shumë e vogël vetë. Ishte diçka që unë nuk dija ta bëja, isha mësuar që dilja në mëngjes dhe vija në darkë. Kisha sigurisht shumë frikë. Edhe Alfio kishte një profesion që dilte në mëngjes dhe vinte në darkë.
E kam përjetuar shumë keq faktin që Noah nuk kishte shtuar peshë sa duhet. Edhe po e përjetoja shumë keq, prindërit e Alfios lanë praktikisht gjithçka dhe erdhën, kanë qëndruar me mua në shtëpi. Janë kujdesur shumë që unë të shtoj ato kilogramët që duheshin tek Noah. Si përfundim ky lindi më i madh se unë fatmirësisht, edhe më i gjatë se unë. Madje gjëja e parë që ka thënë Alfio kur ka dalë Noah nga salla e lindjes dhe thanë ka bërë një çun kaq kilogramë, kaq të gjatë dhe ai thotë: Është më i gjatë se Fatma. Nëse ka një njeri që unë i detyrohem tej mase shumë, për gjithë situatën si para lindjes dhe pas lindjes është mami i Alfios, që sinqerisht e dua shumë”, ka treguar Fatma.