Ishim mësuar t’i shihnim çdo javë në emisionin Top Show Magazine, tashmë vajzat e njohura të Thumb Aulona dhe Fatma i janë përkushtuar totalisht fëmijëve të tyre të ardhur në jetë pak muaj më parë.
Ditën më parë ato janë parë pranë kodrave të liqenit të Tiranës tek shëtisnin me fëmijet e tyre me karrocatat përdore. Aulona me Amarën dhe Fatma me Kianin janë bashkuar për të kaluar kohën e lirë për një shëtitje larg ajrit të rëndë të kryeqytetit. Dy prezantueset Aulona dhe Fatma, përveç se kolege, janë edhe shoqe shumë të mira jashtë dyerve të punës. Ato janë të pandara, akoma dhe më shume tani që janë bërë nëna, një arsye më shumë për të ndarë kohë sëbashku
Edhe pse larg televizionit, në kohë të lirë vajzat e Thumbit, ne rrjetet sociale nuk kane kursyer “thumba” për personazhe të ndryshëm të showbizit shqiptar.
IMA / G. Qerimi