Nuk përbën më risi ftohja e Fatjonit dhe Anës.
Kjo sipas djalit ka ardhur si rezultat i mosmbajtjes së premtimit nga ana e bukuroshes brune. Ai tha se i ka kërkuar që të mos jetë “e përkëdhelur” me djemtë e tjerë konkurrentë, por sipas tij, ajo e ka thyer disa herë këtë gjë. Për këtë arsye, ai tanimë është i orientuar më shumë në vajzat e reja të programit të dashurisë. Por Arjan Konomi e shikon këtë lëvizje të djalit, si një viktimizim nga ana e tij. Ajrani mendon se Fatjoni nuk ka pasur asnjëherë interes për Anën, e thyerjen e premtimit po e përdor si justifikim.
Arjani: Ka dy momente, reagimi i Fatjonit tani, por edhe reagimi kur Tea nuk zgjodhi Fatjonin. Ti po e shfrytëzon situatën, bën si i prekur dhe je bërë pishman që e ke pëlqyer Anën që në fillim. Ti kërkon një alibi për t’u mbështetur te vajzat e tjera. Ligësinë e ke, nuk e thua që nuk kam interes për vajzat e tjera, por i rikthehesh avazit të përkëdhelive. Ti nuk mendon që lidhja me Anën të është bërë një pengesë për të takuar vajza të tjera?
Fatjoni: Po, por nuk është ky qëllimi.
Arjani: Përse po e shfrytëzon këtë situatë? Ai nuk është i dhënë për Anën, nuk ka tërheqje për të. Ti e ke të rifutesh në show, të rigjesh vajzat e tjera dhe të fillosh PërPuthen nga 0.