Debate dhe akuza të forta mes Melisës dhe Fationin në studion e “PërPuthen” mbrëmjen e sotme.
Melisa ka zbardhur bisedën telefonike mes tyre jashtë programit, ku tha se Fationi e ka akuzuar se ka marrëdhënie seksuale me një person tjetër.
Melisa mohoi akuzat, ndërsa Fationi u përgjigj se ka prova, por duke këmbëngulur të mos japi të tjera detaje.
Debati:
Melisa: Ajo çka është folur, ndoshta nuk e shpreh dot banalisht, por ka hipoteza që unë po kryej marrëdhënie seksuale me një person tjetër, as këtë nuk ma ka konfirmuar se kush, dhe që këtu bëj si e dashuruar. Më la të kuptoj që kam një marrëdhënie seksuale me një person tjetër.
Fationi: Kam fakte
Bora: Çfarë faktesh?
Fationi: Nuk kam çfarë them asgjë. Ka një marrëdhënie tjetër. Bazohem tek ato që kam folur me Melisën.
Melisa: Nuk janë akuza të vërteta
Fationi: Kjo është e vërteta, të lutem mos më jep më presion, nuk flas asnjë fjalë tjetër. Ta thotë çfarë kemi folur
Melisa: Çfarë kam thënë, kur të kam bërë si e dashuruar?
Fationi: Çfarë ke thënë për miratimin?
Melisa: Këto lojëra bën gjithmonë