Universal ka informuar se premiera e Fast & Furious 9 është shtyrë për në prill të 2021.
Vendimi është marrë nga kompania si përgjigje ndaj aksioneve të ndërmarra në të gjithë botën për ti bërë ballë përhapjea të Koronavirusit të ri. Vetëm dje OBSH e shpalli këtë virus një pandemi.
Në Amerikë filmi do të shfaqet në 2 prill, ndërsa do të bëhen të ditura në vazhdim datat e tjera.
Fast & Furious 9 sjellë në regji Justin Lin, që ka bërë regjinë e filmit të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të sagës, atëherë kur u bë një sukses global. Filmi i nëntë do të përshkojë botën, nga Londra në Tokio, në Amerikën qendrore dhe Edinburg, në Azerbajxhan dhe rrugët e Tbilisit përgjatë këtij udhëtimi, miqtë e vjetër do të takohen sërish, armiqtë do të rikthehen, historia do të rishkruhet dhe familja do të vihet në provë si kurrë më parë.
Rikthen në këtë film Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Chris “Ludacris” Bridges, Jordana Brewster, Nathalie Emmanuel dhe Sung Kang, përkrah aktoreve të vlerësuara me Oscar® Helen Mirren dhe Charlize Theron. Janë gjithashtu pjesë e Fast & Furious 9 edhe superstaret e çmimeve Grammy, Cardi B, në rolin e Leysa dhe mbreti i Reggaeton, Ozuna.
Fast & Furious 9 ka për producent Neal H. Moritz, Vin Diesel, Jeff Kirschenbaum, Joe Roth, Justin Lin, Clayton Townsend dhe Samantha Vincent.