Gjërat nuk po shkojnë mirë për përpjekjen e 20th Century Fox për reboot-in e filmit Fantastic Four me regjisorin Josh Trank (Chronicle) dhe me cast-in e aktorëve Miles Teller, Michael B. Jordan, Kate Mara, Jamie Bell dhe Toby Kebbell, duke arkëtuar vetëm 11,3 milionë $ të premten e premierës së parë.
Kjo është premiera me fitimin më të ulët për një film me superhero nga viti 2012 ku Ghost Rider: Spirit of Vengeance, arkëtoi 6.9 milionë $ në ditën e parë të shfaqjes dhe filmi me superhero i Fox që ka arkëtuar kaq pak në krahasim me filmin e 2003-ës Daredevil me Ben Affleck, i cili nv datën e shfaqjes arkëtoi 15.3 milion $.