Paratë me të vërtetë mund të bëjnë gjithçka, madje edhe të shkatërrojnë një lloj vendi ikonik ku fansat e George Michael janë takuar për vite pas vdekjes së tij, duke sjellë qirinj, lule dhe kujtime.
Është një nga vendet që lidhet me kujtimin e këngëtarit që vdiq në vitin 2016: shtëpia e tij në Highgate, në Londrën e Veriut me numrin 5 në The Grove. Siç tregon Guardian në një artikull, shtëpia do të ndryshojë sipas dëshirës së një çifti super të pasur. Në vitin 2020, prona u ble për 19 milionë paund nga Stephen Cameron dhe Clare Harrison, burrë e grua. “Është një pronë e bukur dhe për ne është edhe më e vlefshme pasi jemi fansa të mëdhenj të George Michael”, tha çifti.
Dyshja, të cilët fituan 170 milionë paund nga shitja e një kompanie komunikimi që operon në fushën mjekësore të quajtur Nucleus Global, paraqitën një plan rinovimi me ndikim shumë të madh për ndërtesën. Kjo ndërhyrje u kundërshtua nga Highgate Society, e cila prej mbi gjysmë shekulli punon për ruajtjen e integritetit të lagjes. Po flasim për një nga simbolet e Londrës së George Michael. Këshilli i Camden-it, megjithatë, ka miratuar punimet dhe pritet që një vend simbolik shumë shpejt mund të zhduket.