Duhet ta pranojmë që Bora Zemani (bashkë me Donaldin) ka disa prej fansave më të “zjarrtë” në qarkullim, mjafton të shihen komentet që i vijnë në rrjetet sociale, surprizat që merr herë pas here dhe gjithë dashuria që i shprehin në cdo lloj forme, gjë që e kanë bërë edhe së fundmi në një mënyrë tepër kreative.
Kështu, me një video të shpërndarë në InstaStory, moderatorja e “Dancing With the Stars” ndan pamjen e makinës së saj që duket se ka ca kohë që nuk lahet, por megjithatë kjo ka një anë pozitive pasi i ka lënë mundësinë fansave të Borës të shkruajnë cfarë të duan mbi të.
Në videon e Zemanit, shihet që mbi makinën e saj të veshur nga pluhuri (për të cilën ajo kërkon ndjesë), ka plot zemra, fjalë dashurie dhe dedikime për moderatoren. Sigurisht ish-prezantuesja e “Për’puthen” falenderon të gjithë fansat për dashurinë që i shprehin, megjithëse nëse do ishin aq të mirë, do ja kishin larë edhe makinën, por nejse muhabet tjetër ky.
https://youtu.be/X81tjTaiTPw
Pra biem dakord që fansat e Borës janë vërtetë kreativë dhe gjejnë gjithmonë mënyra për t’i shprehur mbështetjen e tyre. Sa mirë, se ne maksimumi që na shkruajnë tek makina është: “Laje o Gzim!”