Dua Lipa dhe Rita Ora janë padyshim dy këngëtaret shqiptare më të suksesshme ndërkombëtarisht, të cilat po njohin çdo ditë e më shumë suksese. Ndonëse vijnë nga i njëjti vendi, fansat nuk i kanë parë ndonjëherë bashkë përgjatë këtyre viteve, për shkak të një hatërmbetjeje që ekziston mes tyre.
E megjithatë duket se ditën e nesërme dy artistet me famë botërore do bëjnë një super “xing”. Nuk po flasim këtu për ndonjë “xing” në veshje, siç ndodh shpesh mes personazheve publike, por për albumet e tyre që do publikohen nesër, më 12 shkurt.
Dua Lipa ka njoftuar publikimin e një versioni të ri të albumit të saj të dytë ‘Future Nostalgia’, i quajtur ‘Future Nostalgia The Moonlight Edition’. Ylli i popit solli në treg versionin origjinal të albumit marsin e vitit të kaluar, më pas solli një version të ribërë të quajtur ‘Club Future Nostalgia’. Tashmë ajo ka gati edhe ‘Future Nostalgia The Moonlight Edition’, që publikohet ditën e nesërme. Ndërkohë sot, 25-vjeçarja do publikojë këngën e re me titull “We’re good”, për të cilën na ka paralajmëruar më herët.
Kujtojmë se ‘Future Nostagia’ i dha Duas shumë çmime e rekorde, mes të cilëve përmendim ‘Mercury prize’, apo edhe 6 nominimet Grammy.
https://www.instagram.com/p/CK4QYsFM53j/?utm_source=ig_web_copy_link
Nga ana tjetër, edhe Rita Ora do publikojë nesër albumin e ri të quajtur “Bang” për të cilin po bashkëpunon me emra si Imanbek, David Guetta, Gunna, etj. Ky album pritet të ketë një super impakt sidomos tek fansat e saj shqiptarë. Kjo pasi në siglat promovuese këngëtarja është shfaqur e veshur me kostume tradicionale shqiptare të stiluara nga Valdrin Sahiti teksa në një video tjetër shfaqet me çizmet e famshme të kuqe me shqiponjë.
https://www.instagram.com/p/CLKVkgUHmnu/?utm_source=ig_web_copy_link
Nuk e dimë ende nëse Rita ka xhiruar ndonjë videoklip në Kosovë apo i ka dedikuar ndonjë këngë pasi më 17 shkurt Kosova feston edhe ditën e Pavarësisë, por do e shohim nesër. Publikimi i albumit shënon kthimin e saj në muzikë pothuajse një vit, që nga kënga e saj e fundit e shkruar nga Lewis Capaldi, ‘How To Be Lonely’.
Ditë e madhe nesër për dy artistet tona! Mezi po presim….