RadioTelevizioni Shqiptar tashmë është në përgatitjet e fundit të Junior Fest 2017, eventi që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në versionin për fëmijë të Eurovision.
Junior Fest do të vij në formën e një spekatkli madhështor që do të zhvillohet në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, ku eventi do të drejtohet nga moderatorja e INTV, Fatma Methasani e cila do të jetë midis dy djemve simpatik.
Ata do të jenë aktorët nga Kosova, Andi Bajgora dhe Lum Veseli dy protagonistët kryesorë të “Shok”, filmit i cili ishte shumë pranë fitimit të një çmimi në Oscar.
Junior Fest do të mbahet më 14 Tetor ora 20.35 në Pallatin e Kongreseve./imalbania.com/