Dj Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta, ka bërë postimin e tij të parë pas lajmit se ai dhe Einxhel Shkira do të bëhen prindër.
Moderatorja publikoi një video në Instagram, ku konfirmoi se është shtatzënë për herë të parë. Megjithatë Dj Dagz nuk kishte bërë ende një postim pas lajmit se do të bëhet baba.
Së fundmi ai ka publikuar në Instastory një foto krahas së cilësh shkruan: Faleminderit Zot!
Të shumtë kanë qenë persoanzhet e njohur që kanë reaguar pas lajmit se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Shumë nga ish-banorët e BBV, si dhe moderatorja e programit, kanë uruar përmes rrjeteve sociale Einxhel dhe Dj Dagz për lajmin e ëmbël.
Pas konfirmimit të këtij lajmi nga Shkira, nuk ka munguar edhe një reagim i Ilir Shaqirit.
“I tejkaluat parashikimet. Bravo ju qoftë,”- shkruan fituesi i Big Brother Vip në seksionin e komenteve të videos së Einxhel.
Më herët edhe Beatrix Ramosaj e ka uruar Dagzin dhe Einxhel.
“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. Zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë,”-shkruante këngëtarja në Instastory.