Nga data 3 Shkurt do të nisë emisioni më i ri në ekranin e Vizion Plus, “Fake Off”. Ndërsa ditët e fundit është folur gjatë në media mbi formatin që do të ketë, në një intervistë ekskluzive për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus , Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli kanë zbuluar detaje nga emisioni më i ri.
“Nuk është një emision që merr ngjarjen e një dite më parë, do rroki ngjarjen e ditës. Kur është në zgarë duhet ta marrësh direkt nga zgara dhe ta hedhësh, jo ta marrësh ta hedhësh pas dy ditësh. Mendoj që kjo freskia ose ky “fast food-i”që i themi ne ushqimi i shpejtë, mendoj që do të jetë interesant për tu ndjekur nga telespektatorët dhe një dritare më shumë”, – është shprehur Agron Llakaj.
Emisioni nuk do të ketë velina dhe herë pas here do ketë edhe qasje kritike për ngjarje apo edhe personazhe të caktuar. Agroni nuk mund të rrinte pa zbuluar edhe një suprizë në lidhje me moderatorët, ku në tryezën e “Fake off” nuk do të jenë vetëm ata të dy.
“Ne paralelisht po përgatisim që të kemi dhe ndonjë që ndrohemi. Deri tani kemi menduar për Xhejni Fama nga cunat e Al Pazarit dhe Ori Bicin nga gocat që në një kohë do ta alternojmë me njëri- tjetrin sepse besoj që çdonjëri nga ne ka nevojë për një lloj frymëmarrjeje . Emisioni do jetë investigativ, por pa kamera të fshehta”,- ka përfunduar Lllakaj.
Emisioni satirik do të vijë çdo ditë nga e Hëna në të Premte në ekranin e Vizion Plus në orën 19:35, duke gërshetuar problematikës, satirës dhe zërit të qytetarëve.
Marrë nga Vizion Plus